„Dhjetë ditë Republikë Paqësore” – Trajnim për ballafaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes

„Dhjetë ditë Republikë Paqësore” – Trajnim për ballafaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes

Aksioni Paqësor/Мировна акција

të fton në

„Dhjetë ditë Republikë Paqësore” 

Trajnim për ballafaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes

në Krushevë

nga data 13.03.2020 deri më datë 23.03.2020

Në peridhën prej 13 mars deri më 23 mars të vitit 2020, Aksioni Paqësor – Prilep & Tetovë, për të njëmbëdhjetën herë radhazi organizon „ Trajnim për Ballafaqim me të Kaluarën dhe Ndërtim të Paqes”.

Nëse…

  • dëshiron të reflektosh dhe të rritesh në nivel emotiv dhe intelektual,
  • je i/e pakënaqur nga realiteti në të cilin jeton dhe dëshiron ta ndryshosh,
  • e ke të rëndësishme që të dëgjosh se çfarë kanë të thonë të tjerët rreth temave të cilat zakonisht i anashkalojmë,
  • të duhet hapsirë e sigurt për dialog të hapur, në të cilin mund të thuash se çfarë të dhemb, çfarë të pengon dhe çfarë të nevojitet për më tutje,
  • kërkon hapësirë, frymëzim dhe aleatë për ndryshim shoqëror,

ATËHERË KY TRAJNIM ËSHTË PËR TY!

Në trajnim ofrojmë hapësirë për këmbimin e pikëpamjeve. I hapim temat e dhimbshme nga e kaluara të që lidhen me historinë e konflikteve me qëllim që t’i bëjmë më të durueshme në të ardhmen.

Disa nga temat të cilat i përpunojmë janë: dhuna, kuptimi i konflikteve, ballafaqimi me të kaluarën, ndërtimi i paqes, aksioni i padhunshëm, rolet gjinore, diskriminimi si dhe identitetet dhe identitetet kombëtare. Programi është i hapur dhe fleksibil, është i krijuar që të ndjekë nevojat, mundësitë dhe motivimin e pjesëmarrës(e)ve dhe ndryshon sipas nevojës.

Ekipi trajnues e faciliton procesin dhe trajnuesi(e)t marrin pjesë personalisht duke kërkuar së bashku me pjesëmarrësit/et (mirë)kuptim dhe fuqizim për veprim.

Trajnimi është i hapur për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e moshës madhore (nuk ka kufi të sipërm sa i përket moshës) të Maqedoni. Për të marrë pjesë në trajnim nuk është e nevojshme që të jeshë anëtar/e i/e ndonjë shoqate qytetarësh/esh ose të jeshë aktiv/e në ndonjë iniciativë joformale qytetare.

Të gjitha harxhimet lidhur me pjesëmarrjen në trajnim (shpenzimet e rrugës, akomodimin dhe ushqimin) i mbulon Aksioni Paqësor.

Në trajnim, në të shumtën e kohës punojmë në gjuhën maqedonase, megjithatë çdo pjesëmarrës ose pjesëmarrëse e cila ka nevojë të flasi në gjuhën shqipe, do të mund ta bëjë të njejtën. Përpiqemi që gjuhën ta trajtojmë kryesisht si mjet për kuptim të ndërsjellë, ndërsa përdorimi i një gjuhe pune mundëson që procesi të rrjedhë më lehtë. Të gjitha materialet janë në dy gjuhë, në maqedonisht dhe shqip.

Afati për aplikim është deri më 1. mars, viti 2020.

APLIKIMI

Informata teknike:

Orari i punës:

9:30 – 13:00 Punëtoria e paraditës

13:00 – 16:30 Pauzë për drekë dhe për pushim

16:30 – 20:00 Punëtoria e pasditës

Në kuadër të çdo punëtorie ka pauzë 20 minutëshe.

Mënyra e aplikimit dhe përzgjedhjes së pjesëmarrësve/eve:

Afati për aplikim është deri më 1. mars 2020.

Nëse në afat kohor prej dy ditësh nuk pranon konfirmim me e-mail se fletëparaqitja jote ka arritur, atëherë të lutemi që të na e dërgosh përsëri.

Do të zgjedhim 20 pjesëmarrës/e, në bazë të përmbajtjes së fletëparaqitjes së plotësuar. Për rezultatin e përzgjedhjes do të informojmë më së voni deri më  02.03.2020.

Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve/eve për trajnim, ekipi trajnues do të udhëhiqet nga fletëparaqitja e mbushur dhe pjesëmarrja e balansuar.

Ekipi trajnues:

Emrah Rexhepi (Aksioni Paqësor, Kumanovë/Shkup)

Boro Kitanoski (Aksioni Paqësor, Prilep)

Goran Taleski (Aksioni Paqësor, Prilep)

Albulena Karaga (Aksioni Paqësor, Kërçovë/Shkup)

Fllanza Jusufi Saliu (Aksioni Paqësor, Tetovë)

Nëse ke çfarëdo lloj pyetjesh lidhur me trajnimin, kontakti ynë është:

Aksioni Paqësor

Tel. 048 401 888

E-mail: treninzi@mirovnaakcija.orgmi

 

/mirovna akcija/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *