Disa objekte të bukura nën mbrojtjen e UNESCO-s

Disa objekte të bukura nën mbrojtjen e UNESCO-s

UNESCO është organizatë ndërkombëtare që ruan dhe promovon objektet me rëndësi kulturore dhe historike anembanë botës. Kjo organizatë shpenzon shuma të majme jo vetëm për sigurinë e tyre por edhe për mirëmbajtjen dhe restaurimin e të njëjtave, shkruan KultPlus.com

Lista e objekteve mirëmbahet nga Programi i Trashëgimisë Botërore ndërkombëtar i administruar nga Komisioni i Trashëgimisë Botërore i UNESCO, i përbërë nga 21 shtete anëtare të UNESCO-s të cilat janë zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme.

Këto janë kriteret kulturore për të hyrë pjesë e listës së UNESCO-së:

“Paraqet një kryevepër gjeniale krijuese të njeriut ose rëndësi kulturore”

“Ekspozon një shkëmbim të rëndësishëm të vlerave njerëzore, në një hark kohor, ose brenda një zone kulturore në botë, në zhvillimin e arkitekturës ose teknologjisë, artit monumental, planifikimit urbanistik, ose dizajn të peizazhit”

“Të mbajnë një dëshmi unike ose të paktën të jashtëzakonshme për një tradite kulturore apo një qytetërim i cili jeton apo është zhdukur”

“Është një shembull i shkëlqyer i një lloji të ndërtimit, arkitekturës, apo ansambël teknologjik apo peizazhin i cili ilustron një fazë të rëndësishme në historinë njerëzore”

“Është një shembull i shkëlqyer i vendbanimeve njerëzore tradicionale, shfrytëzimi i tokës, ose shfrytëzimi i detit që është një përfaqësues i një kulture, ose ndërveprimi i njeriut me natyrën veçanërisht kur ajo është prekur nga ndikim e ndryshimeve të pakthyeshme”

“Është e lidhur dukshëm ose drejtpërdrejt me ngjarje apo tradita që jetojnë, me ide, ose me besime, me veprat artistike dhe letrare të një rëndësie të jashtëzakonshme universale”. / KultPlus.com

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *