Ditëlindja e Adelina Tahirit/ Bashkëshorti i saj i bëri të gjithë xhelozë me dhuratat luksoze për këngëtaren

Ditëlindja e Adelina Tahirit/ Bashkëshorti i saj i bëri të gjithë xhelozë me dhuratat luksoze për këngëtaren

Adelina Tahiri ka festuar ditëlindjen e saj të 27-të dhe sigurisht kjo ditë e veçantë nuk mund të injorohej nga bashkëshorti i saj.

Dhe nëse jeni kuriozë të dini se çfarë dhuratash ka marrë Adelina për ditëlindje, këngëtarja nuk vonoi të na i tregonte. Përmes publikimit të një fotografie në Instagram, ajo tregoi se sot kishte marrë bizhuteri të shtrenjta, një orë të markës “Rolex” dhe byzylyk dhe unazë nga “Cartier”.

Jemi të sigurt që këto dhurata i kanë kushtuar një djall e gjysmë Serjoza-s, ndaj bëmë një kërkim online për të zbuluar çmimin. Vetëm byzylyku “Cartier” me gurë diamanti kushton plot 48 mijë paund (63,662 dollarë), ndërsa unaza e po të njëjtës markë kushton 8800 dollarë.

Ndërkohë, sa i përket orës “Rolex”, ajo kushton minimumi 10 mijë dollarë dhe është e llojit, “Rolex gmt master 2”.

Jemi të sigurt që për të bërë të lumtur Adelinën e tij, ai do të bënte edhe më shumë.

“Faleminderit zemra ime”, shkruan Adelina pranë fotos duke e falenderuar publikisht bashkëshortin.

 

Këngëtarja shqiptare u martua dy vjet më parë ndërkaq vitin e kaluar u bë nënë duke sjellë në jetë një djalë.

View this post on Instagram

Thnx u my ❤️

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *