Ditëlindja e UEJL-së, sot mbushen plot 17 vite! Gëzuar ditëlindjen fener i shndritshëm i dijes!

Ditëlindja e UEJL-së, sot mbushen plot 17 vite! Gëzuar ditëlindjen fener i shndritshëm i dijes!

Duke u nisur nga fakti se gjurmët e një kohe ngelin të paharuara vetëm nëse për ato arrijmë të shkruajmë diçka.Të fillosh të shkruash për universitetin  ku more dije , në universitetin që e ndjeve veten si shtëpinë tënde ,në vendin ku ti njohe veten ,   është një ndjenjë e papërshkrueshme, të kthen disa  vite para, të kujtohen kujtimet e bukura studentore , kujtimet e ligjëratave  të para,javën e orientimit në atë vend dhe të  gjithë ata profesorë që kishim fatin ti kishim pranë. Pikërisht këtë ditë UEJL , feston ditëlindjen  e 17-të.   Në qenien time u gjallëruan një mori kujtimesh rreth këtij  universiteti.Më kujtohet koha kur fillova vitin  e parë në studime  me plot emocione të çuditshme që nuk i kisha përjetuar më parë.Po nisja rrugën e dijes, rrugën për të marrë atë profesion që e kisha dashur gjithmonë, një rrugë që e dëshiroja në çdo ëndërr dhe dëshirën time.

Për çdo njeri rruga e gjatë e diturisë është frymëmarrje dhe pasion. Çdo ditë e më shumë që kaloja pranë profesorëve  të mi më lindte dëshira t’u ngjaj në fjalë, në veprime e sjellje. Asnjëherë në jetë nuk mundesh t’i harosh profesorët  që të dhanë dije: Prof.dr .Hamit Xhaferi, Prof.dr .Vebi Bexheti, Prof.dr .Zeqir Kadriu  ,  Prof.dr .Mustafa Ibrahimi, Doc.dr. Jehona Rushidi-Rexhepi . Doc.dr. Luljeta Adili –Çeliku , Profesoreshë Merale Veseli , Profesoresha e komunikimit Doc.dr .Linda Ziberi, Profesoreshë Elena Spirovska,Profesor Qatip Arifi  etj.

Profesorëve  të mi u jam mirënjohëse çdo ditë ata janë shumë e nuk mundem t’i përmendi gjithë në një shkrim por ata janë dhe do të jenë gjithmonë me mua pra në kujtesën time, në përditshmërinë time. Ndonëse ndonjëherë faqet  e jetës vit pas viti ndodh të pluhurosen nga koha , mjafton vetëm një fllad i lehtë ajri dhe dalëngadalë pluhuri tretet.Teksa tretet , personazhet që kanë thurrur rreshtat e jetës sonë me një lexim të rrjedhshëm e shfletim hap pas hapi të faqeve, varg më varg , rresht më rresht, shkronjë për shkronje gjallërojnë personazhet e këtij universiteti personazhet që ishin dhe janë në jetën time për mua janë ‘’njerëzit e pavdekshëm’’ e ata janë njerëz të arsimuar e me kontribute e ata janë profesorët e këtij universiteti. Ne jemi jashtëzakonisht krenar për universitetin ku morrëm dije. UEJL është një  universitet që u kthy në një tjetër fushë beteje, për dituri! Këto vite në universitet është mbjellë një atmosferë bashkëpunimi, dëshirë për të shkëmbyer ide dhe për të formuluar sugjerime konkrete për rrugën tonë të arsimimit. Kur dimë më shumë, mund të bëjmë më shumë.

Për 17 vite të mendimeve frymëzuese. Ju bashkë me studentët keni bërë një rrugë të gjatë dhe keni parë shumë ndryshime dhe jeni duke shkuar para kolegëve, që njëkohësisht ishin dhe ata që janë të pranishëm, pa përpjekje nuk do të kishit arritur deri këtu. Ju jeni një shembull fantastik për njerëzit e vendit tonë se çfarë mund të arrihet me punë.Ju jeni një fener i vërtetë suksesi dhe krenarie për vendin tonë. Universiteti do të kujtohet gjithmonë me dashuri, me respekt nga ne, duke njohur shumë njerëz të mrekullueshëm, stafin akademik dhe stafin administrative që gjithmonë na jepnin ndihmë sa herë që ne kishim nevojë . Shumë kohë universiteti vazhdon të jetë një fener i shndritshëm i dijes dhe do të vazhdoj të jetë dritë.

Falënderimet e mia të përzemërta shkojnë për punën dhe përkushtimin e të gjithë atyre profesorëve që na dhanë dije dhe që na këshilluan. Ne të gjithë që ishim pjesë e këtij universiteti jemi të lumtur që e patëm mundësinë t’i kalojmë  vitet studimore  të mbushura përplot përvojë dhe mësime. UEJL-në  do ta mbajmë mend gjithmonë si një mjedis të ngrohtë, për të studiuar dhe për tu zhvilluar. Faleminderit që vazhdoni të qëndroni në krah të studentëve gjatë gjithë këtyre viteve.  Të gëzofshim për jetë UEJL! Po e citoj rektorin e UEJL-së Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti :’’ Ndjehuni pjesë e jona, ngase këtu jeni në shtëpinë tuaj!’’

Kur brezat e panumërt të studentëve do të ecin në kampus dhe do të shohin këto pemë, njerëz ,objekte , do të dëgjojnë ligjërata do të kujtojnë dhe thonë se ky vend është një mrekulli shpresoj se universiteti nuk do të na harroj neve ashtu siç nuk do ta harrojmë ne atë.                                     

Gëzuar ditëlindjen fener i shndritshëm i dijes!

/Donika Bakiu/ bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *