Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së: Vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së: Vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se, vetëm vaksina nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur pandeminë e koronavirusit të ri.

“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, tha Ghebreyesus në një takim të Këshillit Ekzekutiv të OBSH-së.

Kur bëhet fjalë për vaksinën, shefi i OBSH-së, por edhe zyrtarët tjerë të organizatës, janë munduar të ulin optimizmin e ngjallur në ditët e fundit, pasi laboratorët e kompanive Pfizer dhe BioNTech njoftuan se vaksina e tyre, e cila është në fazën e tretë të testimit, është 90 për qind efektive, njofton Evropa e Lirë.

“Fillimisht, sasitë do të jenë të kufizuara dhe për këtë arsye personeli mjekësor, të moshuarit dhe personat në rrezik do të kenë përparësi dhe ne shpresojmë që kjo të zvogëlojë numrin e vdekjeve dhe të lejojë që sistemet shëndetësore të mbijetojnë”, tha Ghebreyesus, duke paralajmëruar se “do të ketë akoma shumë hapësirë për përhapjen e virusit”.

Prandaj, ai bëri thirrje që masat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, të tilla si testimi, karantina dhe monitorimi i kontakteve, të mos shfuqizohen para kohe.

Një valë e re e pandemisë i ka detyruar shumë vende të marrin kufizime shtesë për të frenuar përhapjen e virusit.

Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar Kinës se ka fshehur informacionet për virusin.

Në muajin mars OBSH-ja e shpalli pandeminë e COVID-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani në nivel global janë infektuar mbi 54 milionë njerëz, prej të cilëve mbi 1 milionë e 300 mijë kanë vdekur.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *