Dua Lipa fton fansat ta votojnë në Brit Awards 2019: Po konkurroj me vetveten

Dua Lipa fton fansat ta votojnë në Brit Awards 2019: Po konkurroj me vetveten

Dua Lipa është shqiptarja më e suksesshme gjatë vitit të kaluar në rrafshin ndërkombëtar të muzikës.

Ajo ka marrë një numër të çmimeve gjersa ka sjell këngë të reja si dhe ka mbajtur koncerte anembanë globit duke përfshirë Kosovën.

Këngëtarja së fundi është nominuar në katër kategori të ndryshme të ngjarjes madhore të muzikës, Brit Awards 2019.

Zeshkania ka kërkuar ndihmën e publikut për të fituar çmime në këtë garë që do të mbahet në shtetin britanik.

“Po konkurroj me veten”, ka shkruar 22-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram.

“Votimi në Brits për British Artist Video of the Year është hapur. Ju mund të mo votoni mua ose neve duke postuar në Tëitter hashtag-un #BRITVIDDUALIPA ose #BRITVIDCALVINDUA. Ju mund të votoni vetëm njëherë në çdo 24 orë, një hashtag dhe për fat të keq rishpërndarja nuk llogaritet”, kërkoi Lipa.

Ndryshe, bukuroshja në secilën prej kategorive, atë të ‘British Video’ dhe ‘British Single’, konkurron me dy këngët e saj ‘IDGAF’ dhe ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *