E marta është dita më e mirë e javës: Kemi prova!

E marta është dita më e mirë e javës: Kemi prova!

Nëse njësoj si ne jeni supersticiozë, duhet të besoni që çdo ditë e javës vjen me një energji unike, duke bërë që në mendjen tonë disa ditë të konsiderohen si më me fat e ndërsa të tjera mezi i presim të kalojmë.

Shpesh dëgjojmë të thuhet se “e marta është ditë tersi”, por deri më tani kemi vetëm prova që tregojnë të kundërtën. Ok, mos e krahasoni me të premten që rrezaton lumturi vetëm kur e shqiptojmë, por gjithsesi e marta është dita e mirë!

Pse?!

1. S’është e hënë. Kaq e thjeshtë!

2.  Jeni një ditë më afër fundjavës.

3. E marta, konsiderohet si dita më produktive e javës. Njerëzit nëpër zyra japin maksimunim.  Stresi i të hënës kaloi, lodhja nga java s’ka ardhur ende, ja pse.

4. Kjo ditë e ka marrë emrin nga planeti Mars, që është një nga planetet më të famshëm se gjithë të tjerët.

5. Kur shkon nëpër qendra tregtare e ke më të thjeshtë të gjesh masën tënde. Nuk është e shtunë që të kenë mbetur vetëm XXS, fatmirësisht.

6. Në botë, çmimet e avionëve ulen ditën e martë, sepse ndoshta njerëzit refuzojnë të udhëtojnë atë ditë.

7. A e dini se është gjithashtu dita më e mirë e javës për të shkruar?! Nëse kishit në mendje ndonjë novelë, niseni sot./Anabel/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *