Pasi i ka vënë re këto lajme që po qarkullojnë lart e poshtë, Gold Ag ka reaguar menjëherë duke i qetësuar të gjithë.
Ai ka treguar se ky lajm është përhapur nga disa profile të rreme, të cilët kanë dashur të marrin disa klikime më shumë.
“Vëllezër e motra jam gjallë. E pashë që disa fëmijë me profile ‘fake’ kanë komentuar duke shprehur ngushëllime, sikur unë paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë, por për disa ‘like’ e klikime sot bëhet edhe kjo punë.
Uroj të jeni mirë të gjithë e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim!“, shkroi reperi.
Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, po presin fëmijën e tyre të parë, i cili është djalë./panorama/