E teproi me ‘photoshop’! Fansat i kapin detajin e sikletshëm Noizyt

E teproi me ‘photoshop’! Fansat i kapin detajin e sikletshëm Noizyt
Noizy është ndër reperët më aktiv të skenës muzikore shqiptare.

Noizy është shumë aktiv edhe në rrjete sociale, përmes të cilave i mban të informuar ndjekësit për çdo të re rreth tij, shkruan lajmi.net.

Një fotografi që reperi kishte publikuar së fundi në llogarinë e tij në Instagram u bë shkak që komentuesit të fillojnë të tallen me të.

Fansat kanë kapur një detaj që vë në siklet reperin, nga përdorimi i fotoshopit, mjekra i ishte bërë vjollcë, kurse një pjesë e flokëve i ishte ‘zhdukur’.

Komentuesit ‘shpërthyen’ me komente ndaj reperit, e një prej tyre shkroi “Pershendetje e vure re kete detajin ne foton e Noizyt, i mungon nje pjese e flokëve dhe i eshte bere mjekra lejla… Sngeli njeri pa e përdor kete fotoshopin…”.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Noizy është “A don Love?”, këngë kjo në duet me Dafina Zeqirin. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *