Edhe dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 16 të infektuar të rinj

Edhe dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 16 të infektuar të rinj

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka thënë se gjatë ditës së djeshme në Klinikën infektive në Shkup, kanë vdekur dy persona, raporton SHENJA.

Një pacient i moshës 91 vjeçare i cili ka qenë i hospitalizaur para tetë ditëve, dhe një pacientë 31 vjeçar të cilit i është përkeqësuar gjendja.

Numri i personave të infektuar gjatë 24 orëve të fundit është 16 dhe gjithsej numri i përgjithshëm është 257 të infektuar.

Ministri Filipçe tha se shtatë pacientë do të lëshohen në shtëpi për shkak se testimet kanë treguar se janë negativ ndaj koronavirusit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *