Edhe Singapori i shtohet listës së vendeve që kanë miratuar vaksinën e Pfizer&BioNtech

Edhe Singapori i shtohet listës së vendeve që kanë miratuar vaksinën e Pfizer&BioNtech

Singapori i shtohet listë së vendeve që kanë aprovuar vaksinën e Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit.

“Unë jam shumë i lumtur t’ju them se pasi ka studiuar provat shkencore dhe të dhënat e provave klinike, Autoriteti i Shkencave të Shëndetit ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim pandemik. Dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji”, tha kryeministri i vendit, Lee Hsien Loong, njofton alsat.

Kryeministri i Singaporit po ashtu bëri me dije se të parët që do vaksinohen janë personat me rrezik më të lartë nga pandemia, duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit.

“Ne gjithashtu presim që vaksinat e tjera të arrijnë në Singapor në muajt e ardhshëm dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ne do të kemi vaksina për të gjithë në Singapor deri në tremujorin e tretë të 2021”, tha Lee që theksoi se vaksinat do të jenë falas, por nuk do të jenë të detyrueshme.

Ndërkaq, Singapori do të lehtësojë kufizimet e pandemisë duke filluar nga 28 dhjetori.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *