Enca Haxhia i del në mbrojtje Tunës

Enca Haxhia i del në mbrojtje Tunës

Altuna Sejdiu ishte mysafire e emisionit Xing me Ermalin, ku ka shkaktuar shumë debate pas intervistës.

Në këtë të fundit, këngëtarja më mirë që njihet si Tuna, ka marrë komente pozitive, por edhe negative.

“Ku është Tuna vlon” është një prej rreshtave të këngëve të shkupjanes dhe del të jetë e vërtetë.

Pos, fansave në mbështetje të bukuroshes sonë ka dal edhe kolegia e saj, këngëtarja Enca Haxhia.

Në fakt, biondina kishte deklaruar se shumë artistë në jetën reale janë më ndryshe se sa në jetën prej artistit, duke u shitu falso para publikut.

Të njëjtin mendim mesa duket e paska edhe Enca, e cila shkruan se vlera më e madhe e njeriut është të jetë i vërtetë.

“E dua sinqeritetin që ka. Njerëzit duan fallso. Le ta përqafojmë të vërtetën dhe të gjykojmë më pak, të jesh i “vërtetë” është vlera më e madhe”, ka shkruar Enca në llogarinë personale në Instagram.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *