Eneda Tarifa tregon arsyen e largimit nga juria e ‘The Voice Kids’!

Eneda Tarifa tregon arsyen e largimit nga juria e ‘The Voice Kids’!

“The Voice (Kids) Albania” pritet të startojë në janar të vitit të ardhshëm. Përpos faktit që pas 8 vitesh, (3 prej të cilave edhe si producent ekzekutiv) Ledion Liço nuk do të jetë më prezantuesi i këtij formati, duket se ndryshime ka edhe në panelin e jurisë.

Pak më parë ka qenë Eneda Tarifa ajo e cila ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e Instagram-it, se nuk do të jetë më pjesë e jurisë së “Voice Kids 3”.

‘Miqtë e mi, ju informoj me shumë dashuri se për shkak të impenjimeve personale, plane dhe projekte televizive tepër të rëndësishme për mua, nuk mundet që këtë vit të jem pjesë e jurisë së Voice Kids 3. I uroj suksese miqve të mi në sezonin e ri dhe veçanërisht Ledionit për këtë bashkëpunim mbresëlënës.

Suksese të gjithë fëmijëve, të fitojë më i miri!”- shkruan Tarifa. Vitet e kaluara, paneli i jurisë përbëhej nga Aleksandër dhe Renis Gjoka, Miriam Cani dhe Eneda Tarifa, por me ikjen e kësaj të fundit, do të duhet të presim për emrin e ri që do të vlerësojë talentet e vegjël së shpejti. /lexo.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *