Era Istrefi duket tërheqëse me stil të ri flokësh

Era Istrefi duket tërheqëse me stil të ri flokësh

Këngëtarja Era Istrefi pas një vitit të suksesshëm gjatë 2018-s, është gati të punojë edhe më fortë për të arritur qëllimet e saj këtë vit.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

View this post on Instagram

HNY019

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Së fundmi, Era ka publikuar një fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në InstaStory, duke treguar se ka ndryshuar stil.

Ajo i ka ngjyrosur në bojë kafe dhe të hirtë flokët e saj, ndërsa modeli me dredha duket se i shkon edhe më shumë bukuroshes prishtinase.

Istrefi përndryshe vazhdon të ruajë edhe linjat, duke u shquar si njëra ndër këngëtaret në formën më të mirë fizike.

Era Istrefi (Foto: Era Istrefi/InstaStory)

Ajo ka bërë të ditur se shumë shpejt pret të lansojë një bashkëpunim me motrën e saj të madhe, Norë, që njëherësh do të jetë edhe bashkëpunimi i tyre i parë në karrierë si motra. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *