Era Istrefi sjell sekuenca nga videokënga e re

Era Istrefi sjell sekuenca nga videokënga e re

Ajo ka pasur një vit të jashtëzakonshëm vitin që lamë pas me koncerte dhe këngë të reja.

Bëhet fjalë për Era Istrefin, e cila ditë më parë ka udhëtuar përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht drejt SHBA-ve.

Këngëtarja jonë po qëndron në qytetin hollivudian të Los Angelesit për të xhiruar videon e këngës, “Selfish”, të cilin do ta sjell në bashkëpunim me Dimitri Vegasin.

Biondina tashmë ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram që duket se është pjesë e klipit teksa shihet në një skenë gjigante.

“Selfish po vjen së shpejti”, ka shkruar bukuroshja në rrjetet sociale duke mos dhënë më shumë detaje.

Gjithashtu Era është në finalizim e sipër të një kënge duet me motrën, Norën, i cili bashkëpunim së shpejti do të jetë para fansave.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja që do t’i sjell gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *