Erdogan rizgjidhet unanimisht në krye të AK Parti

Erdogan rizgjidhet unanimisht në krye të AK Parti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u rizgjodh unanimisht udhëheqës i partisë në pushtet, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillimi (AK Parti) në kongresin e mbajtur në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi u nominua nga zyrtarët e lartë të partisë, Erdoğan u rizgjodh kryetar për mandatin e shtatë në Kongresin e 7-të të Zakonshëm të Madh të partisë.

Nga 1 mijë e 431 fletëvotime, Erdoğan mori 1 mijë e 428 vota të vlefshme dhe kishte tre fletëvotime të pavlefshme, sipas Ali Ihsan Yavuz, nënkryetari i partisë.

Duke folur pas votimit, Erdoğan falënderoi anëtarët e partisë të cilët ia besuan drejtimin e partisë.

Përveç kësaj, partia gjithashtu zgjodhi 75 anëtarë të Kryesisë së saj Qendrore dhe Bordit Ekzekutiv (MKYK).

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *