Ermal Mamaqi tregon arsyen e shkëputjes nga televizioni

Ermal Mamaqi tregon arsyen e shkëputjes nga televizioni
Aktori, producenti dhe moderatori i njohur Ermal Mamaqi ishte këtë mbrëmje i ftuar në emisionin “Roped With Olsi“, nga Olsi Bylyku. Ai foli rreth shkëputjes nga televizioni, duke zbuluar arsyen.

Ermali tha se u largua nga televizioni për t’u futur në fushën e kinematografisë. Më pas, gjatë periudhës së karantinës, aktori shprehet se ka pasur një vizion, i cili e ka shtyrë të merret me trajnime, njofton albeu.

“Korona ka ndryshuar planetin. Gjërat nuk janë më si më parë. Planeti po ndryshon. Fjetëm në një botë dhe u zgjuam në një botë tjetër. Gjithçka ka ndryshuar. Një natë unë pata një vizion. Të nesërmen unë bëra një video, ku ndër të tjera thashë se njerëzit nuk duhet të lexojnë më romane. Është momenti për të fituar aftësi. Unë dhashë një thirrje për veprim.

Brenda një dite në trajnimin tim u antarësuan rreth 5 mijë veta. Okay, thashë, tani është momenti për të vënë në zbatim planin, për t’u bërë trajner. Kjo ishte arsyeja pse e lashë emisionin tim. Arsyeja që u largova nga TV ishte se doja të futesha në fushën e kinematografisë”, u shpreh Ermali.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *