Facebook mbyllë tre miliardë llogari të rreme

Facebook mbyllë tre miliardë llogari të rreme

Në prag të zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, rrjeti social ‘Facebook’ ka bërë transparente shifrën e bllokimit të llogarive të rreme, nëpërmjet një raporti.

Sipas raportit, gjiganti mediatik ka arritur të bllokojë gjithsej tre miliardë llogari, gjersa nuk ka bërë të ditur se edhe sa të tilla janë në proces.

Bllokimi i llogarive është bërë që nga periudha e tetorit, e gjer më muajin mars. Kjo iniciativë u ndërmor pas thirrjes së kongresmenëve amerikanë të shefit ekzekutiv, Mark Zuckerberg, që të jepte përgjegjësi pas skandalit të ekspozimit të miliona të dhënave personale.

Muaj më parë, kompania e Facebook, e cila është edhe nën pronësinë e ‘WhatsApp’ dhe ‘Instagram’, u zotua se do të ketë një staf special që do mbikëqyrin dhe do parandalojnë lajmet e rreme përgjatë periudhës së zgjedhjeve në BE.

Rrezik potencial gjatë periudhës së përfolur, sipas njohësve të çështjeve, do jenë propagandat nga ana e rrymave djathtiste ekstreme, të shpërndara nëpërmjet grupeve të krijuara në ‘Facebook.

Rrjeti social aktualisht ka 2.4 miliardë përdorues aktiv mujor. Kompania ka vlerësuar se pesë përqind e tyre janë të rremë.

/fax.al

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *