Fadil Zendeli dhe Goran Misovski propozohen për nënkryetarë të Kuvendit

Fadil Zendeli dhe Goran Misovski propozohen për nënkryetarë të Kuvendit
Foto: TV21

Në seancën e sotme të 22-të pritet të bëhet zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit me propozimin e shumicës qeverisëse.

Propozimet, sipas informacioneve nga Kuvendi, janë Fadil Zendeli nga Besa dhe Goran Misovski nga PRSD, i cili edhe në përbërjen e mëparshme parlamentare ishte në këtë pozitë, shkruan tv21.

VMRO-DPMNE në opozitë nuk do të propozojë nënkryetar të Kuvendit, ndërsa deri më tani nuk ka propozim as nga Aleanca e Shqiptarëve dhe Alternativa.

VMRO-DPMNE tregon se ata nuk do të votojnë për propozimet për nënkryetarë të Kuvendit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *