Familjarët e Almirit shkojnë në burg, babai do të vuaj 6 muaj dënim

Familjarët e Almirit shkojnë në burg, babai do të vuaj 6 muaj dënim

Pasditen e djeshme babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjaret e tjerë janë paraqitur në burgun e K’shenjës në Kumanovë për të vuajtur dënimin me burg efektiv për 6, përkatësisht 9 muaj. Ata u paraqitën sot, brenda afatit ligjor pas vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës që mos tu shtyhet nisja e burgut efektiv.

Babai dhe dy xhaxhallarët e Almirit 4 vjeçar, janë gjykuar për veprën penale dhunë, pas përleshjes me vëllezrit Iliç në qërshor të 2016, ku edhe gjeti vdekjen Almiri, pas shtypjes me makinë nga Boban Iliç. Ky i fundit që dje është prapa grilave ne burgun e njëjtë, ku do vuaj dënimin prej 4 vjetësh për veprën fatkeqësi komunikacioni me pasojë vdekjeje.

Por, vëllai tij Bojan Iliç nuk është akuzuar për asnjë vepër edhe pse ishte i përfshirë në konflikt. Këto dhe kontradikta të tjera në këtë procedurë gjyqësore do të kontestohen edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburgut nga pala mbrojtëse e familjes Aliu./Alsat.m/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *