Fatmir Shabani: “Prisni Grish 3-shin”

Fatmir Shabani: “Prisni Grish 3-shin”

Të jesh i ri dhe të hapësh ndonjë biznes ndonjëherë është edhe rrezik, sepse gjatë rrugës mund të dalin të papritura dhe gjithçka të dështojë. Por Fatmir Shabani, pronari i lokaleve nën emrin “Grish” si duket e ka gjetur formulën e suksesit.

Para ca ditësh u bë hapja e Grish 2 në lokacionin ku ai e filloi këtë rrugëtim, në vendin e ish Maroon-it, një prej lokaleve më me emër jo më larg se pesë vite.

Si erdhi ideja që t’i rikthehej këtij lokacioni, por nën logon e Grish e shumë gjëra tjera, na rrëfen vet ai!

 

BonZo – Si erdhi ideja për Grish 2?

Fatmir Sh. – Ideja për Grish 2 erdhi nga i pari, pra nga kërkësa e konsumatorit.

 

BonZo – Çfarë elementesh e bëjnë Grishin më të veçantë se lokalet tjera në rajonin e Pollogut?

Fatmir Sh. – Mendoj që çdo lokal ka pjesën e vet që e bën të veçantë, dikush bën investim në stil, dikush në produkt. Ne na bën të veçantë përkushtimi dhe rëndësia që i japim produkteve dhe komoditetit të konsumatorit tonë.

 

BonZo – Ky lloj biznesi sa të jep hapësirë të merresh me gjëra tjera?

Fatmir Sh. – Lloji i këtij biznesi është që të kufizon për punë tjera, ngase kërkon koncentrim dhe orari i punës është gjatë. Megjithatë nuk është edhe keq.

 

BonZo – A është rrezik dhe profitabile për një të ri t’i hyjë këtij biznesi?

Fatmir Sh. – Nuk do mund të përfitosh asgjë pa rrezikuar diçka. Rinia shqiptare duhet të rrezikojë dhe të punojë.

 

BonZo – Përse nga Maroon kalove në Grish? Ku e bën diferencën Grishi nga Marooni në këtë rast?

Fatmir Sh. – Marooni ka qenë lokali i parë. Është hapur në moshën 25 vjeçare, kemi funksionuar shumë mirë 5 vite pa ndërprerë, megjithëse pa eksperiencë, mirëpo ndërkohe kemi patur edhe ideja se si të bëjmë ndryshime të cilat do jenë në favor të shoqërisë dhe të kompanisë tonë. Ndryshe nga “Marooni” në Grish nuk shërbejmë alkool, menynë e kemi më të zgjeruar dhe posedojmë produkte që janë të shëndetshme për konsumatorin, si ushqime ashtu edhe lëngje.

 

BonZo – Ju riktheve serish lokacionit të vjetër. Të shtyu nostalgjia apo plani biznesor?

Fatmir Sh. – Në kohën kur ne staffi i atëhershëm i “Maroonit” u tërhoqëm nga lokacioni ku tash jemi kthyer me Grish e pamë të arsyeshme këtë gjë, konstatuam që nuk është e kapshme për klientin që ndryshimet të ndodhin menjëherë nga një Maroon me lifestyle, muzikë dhe alkool, të kalojmë në një lokal pa alkool dhe pa zhurmë duke futur në meny edhe ushqime, pra kjo lloj pauze ishte e nevojshme për planin biznesor.

 

BonZo – Realisht janë hapur goxha lokale vitet e fundit që mbajnë të njëjtin ritëm sa i përket gastronomisë. E sheh si konkurrencë apo motiv për të punuar më shumë?

Fatmir Sh. – Ështe e vërtetë që lokale janë hapur dhe hapen shumë , këto janë isharete jo t’majra (qesh). Mendoj që nga jashtë ky lloj biznesi duket lehtë për t’u menaxhuar dhe kjo është arsyeja se përse hapen. Konkurrenca e mirë është ajo që na bën të përmirësohemi dhe të vazhdojmë më tutje.

 

BonZo – Do presim Grish 3? Nëse po, kur dhe ku?

Fatmir Sh. – Kështu siç po shkojnë punët Grish 3 do e hapim në Gjermani pasi atje tashmë i kemi gjithë bashkëqytetarët tanë (Qesh).

 

BonZo – Pyetje me spec, si Ghetto i Tetovës cilën zgjedh, Luana apo Marina?

Fatmir Sh. – Për këtë pyetje merrni përgjigje nga Enis Ajrullai, sepse ai është beqar.

 

/bonzo.info/

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *