Filipçe: Laboratorët në vend do të punojnë me kapacitet të plotë

Filipçe: Laboratorët në vend do të punojnë me kapacitet të plotë
Foto: Venko Filipçe MInistri i Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore

Numri i testimeve për Covid 19 gjatë ditëve të fundit është rrit ndjeshëm.
Dje testime për Covid 19 në vend ka pasur 2367.

Me ardhjen e vjeshtës ashtu siç e paralajmëruan edhe ekspertet do të ketë një valë të dytë të virusit.

Sigurisht që tani është rritur numri edhe i qytetarëve që kërkojnë të testohen.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se laboratorët në vend do të punojnë me kapacitet të plotë që të ketë termine të lira dhe sa më shumë teste për Covid 19.

“Do të sigurojmë, të ketë numër të shtuar të termineve tek sistemi “termini im” është një gjë që tani gjatë kohës së vikendit. Dhe po mundohemi që në një mënyrë më të shpejtë të vijmë deri tek testet e shpejta. Një pjesë e procedurës ka mbaruar tani është faza e dytë dhe besoj se në mënyrë efikase do të lehtësojë testimin”, deklaroi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri Filipçe tha se laboratorët do të punojnë me tre ndërrime vetëm e vetëm të mos ulet numri i testimeve dhe të mbahet ky ritëm. Ndërsa shtoj se nuk mund të ndryshoj çmimin e testeve të covid 19.

“Ata janë të mbuluar nga mjekët amë dhe pikat nëpër spitale dhe sigurisht që ka alternativë edhe për testet private. Për këto çmime edhe pse jemi munduar, ne nuk mund të ndikojmë në asnjë mënyrë”, u shpreh Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Në linjë telefonike drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Aleksandër Stojanovski tha TV21 se nuk ka ngarkesë sa i përket caktimit të terminëve për testim.

Gjithsej në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë bërë 231.613 teste për Covid 19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid 19 në vendin tonë është 25.991 ndërsa pacientë të shëruar janë 18.247.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *