Filipçe: Për momentin nuk mendohet të ketë masa të reja në kufijtë e vendit

Filipçe: Për momentin nuk mendohet të ketë masa të reja në kufijtë e vendit

“Për momentin nuk mendohet që të ketë masa kufizuese në kalimet kufitare, ose vendosjen e testit PCR”.

Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në pyetjen nëse mund të ketë masa të reja në kufijtë e vendit, pasi Serbia prej 20 dhjetorit do ta bëjë të detyrueshëm posedimin e testit PCR negativ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për momentin jo. Konsiderojmë se është diçka që nuk është një rrezik, dhe situata aktuale është provë se kufijtë e hapur nuk janë një rrezik i përkeqësimit të situatës epidemiologjike. Rreziku kryesor është transmetimi lokal dhe kjo është arsyeja pse masat dimensionohen”, tha Filipçe.

Ai sërish ju bëri thirrje qytetarëve që gjatë festave të fund vitit t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi./Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *