Filipçe: Transmetueshmëria e virusit ka rënë, por presioni mbi spitalet është akoma i lartë

Filipçe: Transmetueshmëria e virusit ka rënë, por presioni mbi spitalet është akoma i lartë

Analiza e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se transmetueshmëria e coronavirusit është zvogëluar. Faktori i transmetimit R0 është zvogëluar nga 1.5 në afër 1. Ministri Venko Filipçe tha se kjo do të thotë që një person infektoi 1.5 persona gjatë kontaktit direkt, dhe tani analiza tregon se infekton më pak se 1.

Filipçe tha se masat japin rezultate, por paralajmëroi se virusi është i paparashikueshëm dhe në momente të ndryshme mund ta përkeqësojë gjendjen klinike të pacientëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se për momentin nuk ka nevojë për vendosje të orës policore, ndërsa e potencoi rëndësinë e respektimit të masave për shkak të presionit serioz në sistemin shëndetësor.

Ai deklaroi se për dallim nga pranvera dhe vera, në këtë periudhë virusi ka transmetim të fuqishëm lokal.

“Transmetimi i virusit ka rënë, por presioni mbi spitalet është akoma i lartë. Sipas informacionit të djeshëm, gjithsej 1,225 pacientë u shtruan në spital në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin. Në qendrat COVID në spitalet në të gjithë vendin, raportohet se po trajtohen 640 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për coronavirus”, tha dje Filipçe.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *