Filloi “sanimi i gropave më kritike” në Tetovë

Filloi “sanimi i gropave më kritike” në Tetovë

Rrugët e qytetit në Tetovë janë plot gropa, të cilat janë aq të shumta sa që shoferët dhe qytetarët kanë filluar të përdorin rrjete sociale për të informuar njëri-tjetrin dhe për paralajmëruar njëri-tjetrin për një gropë të re në qytet.
Qytetarët vuajnë çdo ditë nga dëmtimet e shkaktuara nga gropat, dhe komuna nuk i dëgjon qytetarët.
Prandaj, sot, aktivistë të rinj nga Tetova filluan një aksion për “sanimin e gropave më kritike ” me
vizatime, në të gjitha rrugët e qytetit, dhe gjithashtu për t’i dërguar një mesazh komunës.
Aksioni është përgatitur pa kontakt direkt të anëtarëve të grupit, respektivisht është përgatitur me etapa nga ana e më tepër anëtarëve.
Aksioni Filloi “sanimi i gropave më kritike” në Tetovë është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni.

.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *