Fillon pagesa e “TVSh-ja ime” për tremujorin e fundit të 2020-s

Fillon pagesa e “TVSh-ja ime” për tremujorin e fundit të 2020-s
Foto: работник

Drejtoria për të Ardhura Publike ka njoftuar se ka filluar procesi për realizimin e pagesës për “TVSh-ja ime” për tremujorin e fundit të vitit 2020-të, percjell Telegrafi.

Sqarojnë se qytetarët të cilët kanë skanuar fatura fiskale, nëpërmjet aplikacionit “TVSh-ja ime” për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, do t’u realizohet pagesa e tatimit që shkruan në faturat fiskale.

Njoftojnë se gjatë asaj periudhe, janë skanuar 67.272.456 fatura fiskale me shumë prej 33.398.356.346 denarë, kurse qytetarëve do t’u kthehen 382 milionë denarë, apo rreth 6.1 milion euro.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *