Fitoja zemrën që në takimin e parë me look-un perfekt!

Fitoja zemrën që në takimin e parë me look-un perfekt!

 

Nuk është sekret që vajzat përpiqen të duken pak më bukur se zakonisht, kur një djalë i ka ftuar në një takim. Nëse do të shohësh një tjetër anë të bukurisë së një vajze, ftoje atë për një takim të parë.Nëse do të shohësh fuqinë maksimale të bukurisë së saj, martohu me të.

 

Pjesën më të mirë e ruajmë gjithnjë për ditën kur vëmë kurorë. Takimi i parë është hapi i parë i joshjes, ndaj çdo element juaji, që nga sjellja e deri te make up-i, duhet të punojë në funksion të këtij misioni. Mos e anashkaloni kurrë fuqinë e një fytyre të mirëtrukuar, dhe kini parasysh: “joshëse” është fjala e parë që duhet të vijë ndërmend, sapo dikush ju sheh.

Truku joshës ka këto elementë:

Flokë të lëshuar, të valëzuar

Mendoni ikonat e viteve ’50, periudha e artë e Hollywood-it, koha kur sharmi ndihej kudo në ajër. Flokët e tyre të mëndafshtë ishin gjithnjë të valëzuar, të butë e me shkëlqim.  Megjithatë, mos bëni asnjë përpjekje të tepruar, pasi natyrshmëria vlerësohet ku e ku më shumë.

Pak dhe saktë te sytë

Një eyeliner i zi e i thjeshtë, mbase pak më i theksuar se zakonisht, del e tepron. Jepuni syve atë vështrimin lozonjar të maces, pasi sytë janë një armë e fuqishme sharmi. Në fund të fundit, shoqëruesi juaj sheh shpirtin tuaj nëpërmjet tyre.

Kujdes manikyrin!

Një dorë e pastër dhe me thonj të kuruar është shumë e pëlqyer nga meshkujt. Mbajini  thonjtë në formë bajameje, me një gjatësi mesatare, dhe lyejini me një manikyr të kuq vishnje apo blu të thellë nate.

Domosdo, buzë të kuqe

Duke qenë se u kursyem te sytë, truku duhet balancuar te buzët. Zgjidhni një buzëkuq joshës, në një nuancë të kuqe apo ngjyra të tokës, për t’I theksuar e nxjerrë më mishtore. Ju e dini që ngjyrat e errëta thithin dritë, ndërsa të çelëtat reflektojnë. I njëjti parim vlen edhe te buzëkuqi juaj.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *