“FLUENT”: Konferencë sensibilizuese për potencialet e turizmit malor dhe mundësine e realizimit të veprimtarisë së arsimit joformal

“FLUENT”: Konferencë sensibilizuese për potencialet e turizmit malor dhe mundësine e realizimit të veprimtarisë së arsimit joformal

Qendra për gjuhë të huaja kurse përgatitore dhe trajnime “Fluent”, organizoi Konferencë “ Potencialet e turizmit masiv dhe alternativ në Malin Sharr”, me qëllim për t’i dhënë një shtytje zhvillimit të turizmit alternativ në Malin Sharr dhe për të sensibilizuar opinionin se kemi potenciale të mjaftueshme për zhvillimin e turizmit lokal.
Koordinatori i kësaj konference Berat Azizi, theksoi se e organizojmë këtë konferencë për shkak se duam të stimulojmë edhe aktivitetin joformal edhe në format të seminareve në natyrë, daljeve jashtë ambienteve të zyrave me ekspert vendor dhe ndërkombëtar. Përpos trajnimit “Menaxhimi i kohës”, që e kemi zhvilluar në natyrë konkretisht në Kodrën e Diellit, “FLUENT” me kursistë filloristë organizon aktivitetete edukativo-arsimore, siç janë programet “…ekspeditiv” dhe “E shtuna aktive…” ku krahas mësimit aktiv fëmijët kanë mundësi të vizitojnë edhe objektet turistike dhe kulturore jo vetëm në Tetovë, por edhe më gjerë. Vlen të cekim se FLUENT, vitin e shkuar organizoi “Akademinë politike”, me mbi 12 module dhe një numër i konsiderueshëm i moduleve u zhvilluan jashtë vendit. Në Kroaci, në Slloveni, në Austri kemi pasur ligjërata në universitetet më prestigjioze të këtyre vendeve, dhe pjesa tjetër ka qenë vizitat në ambasadat e Maqedonisë, Kosovës dhe të Shqipërisë. Sot theksoi ai, jemi në këtë konferencë të organizuar nga FLUENT, së bashku me përfaqësues që merren me organizimin dhe njohjen e ambientit dhe vendeve më atraktive të Malit Sharr.
Sadik Abdurahimi, pohoi se Mali Sharr ka vende shumë më të bukura se sa Alpet e Zvicrës, por ne duhet të inkurajojmë jo vetëm rininë, por edhe banorët e zonës së malësisë që të promovojnë akoma më tepër turizmin dhe Malin Sharr ta bëjmë një vend të përshtatshëm turistik. Ai në mënyrë vizuele paraqiti pjesët më të bukura të Sharrit të inçizuara me dron, vende që për shumicën tonë janë të panjohura. Në anën tjetër Faton Sherifi, ciceron i licencuar pohoi se në turizëm rol kryesor luan promovimi i turizmit, shpërndarja e informacionit dhe krijimi i kushteve dhe kjo konferencë e organizuar nga FLUENT, është në funksion të promovimit të turizmit dhe shpërndarjes së informacioneve me karakter turistik. Mendoj se me një bashkëpunim më të ngushtë dhe me një përkrahje më të gjerë institucionale mund të bëjmë më tepër dhe ta shndërrojmë Malin Sharr në një atraksion turistik. Armend Luta, i cili tashmë është ngjitur në të gjitha majat malore, theksoi se në Malin Sharr ka shtigje të posaçme kampimi, por për të plotësuar kushtet e të gjithë atyre që ndoshta nuk kanë mundësi të ecin gjithë këtë marshim do të duhet të ngrihen kamp-shtëpiza. Unë mendoj se konferenca e organizuar nga FLUENT, është e para e këtij lloji dhe e gjitha në funksion jo vetëm të zhvillimit të turizmit por edhe në funksion të edukimit dhe arsimimit sepse në Malin Sharr ka kushte edhe për programe dhe trajnime të karakterit arsimor me pjesëmarrës të ekspertëve vendor dhe ndërkombëtar. Përfaqësuesit e agjencive turistike theksuan nevojën e promovimit të turizmit përmes llojit të konferencave të këtij formati dhe bashkëpunimit me aktorët kryesor të turizmit. Unë mendoj tha Azizi, se krahas të gjitha aktiviteteve të organizuara deri më sot në një të ardhme të afërt pse të mos organizojmë edhe diçka arsimore dhe dobiprurëse për të gjithë ne, tha koordinatori i konferencës “Potencialet e turizmit masiv dhe alternativ në Malin Sharr”, të organizuar nga qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “Fluent” .
Ndryshe, “FLUENT” parasheh që në një të ardhme të afërt të realizojë trajnime, respektivisht zhvillim e arsim joformal edhe në ambient të hapur, respektivisht seminare në format kampimi.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *