FRI shënon ditën botërore të mbulesës

FRI shënon ditën botërore të mbulesës
Businesswomen discussing over desktop PC in office. Female colleagues are looking in computer monitor. They are at workplace.

Sot, 1 shkurt, Shënohet Dita Botërore e Mbulesës. Këtë ditë në vendin tonë e shënon Forumi Rinor Islam, përmes aktiviteteve të ndryshme. Kjo ditë mozaikut të shënimeve të ditëve botërore i është shtuar për tetë vite me radhë, njofton Portalb.mk.

Në iniciativën e këtij institucioni fetar ju ofrohet femrave të vendeve të ndryshme një mundësi e përjetimit, qoftë edhe për disa çaste të një dite,që të provojnë se si është të mbash mbulesën.  Forumi Rinor Islam viteve të fundit në vazhdën e aktiviteteve të vitit, e shnon Ditën Botërore të Mbulesës, me anë të promovimit të shamisë, tribunave, video materialeve e shkrimeve të ndryshme.

“Me anë të shënimit të kësaj dite nuk humbim energjinë për të vërtetuar apo për të dëshmuar të mirat e mbulesës, por, për të inkurajuar dhe iniciuar një femër për të ndjerë në disa çaste konformizmin fizik, psiqik e shpirtëror të mbulesës, për të qenë vet dëshmia që ne në fakt nuk jemi e jashtmja por e brendshmja jonë. Në këtë ditë, në vende të ndryshme shkruhet e diskutohet mbi shaminë, megjithatë përskaj të gjithë teorive dobiprurëse të cilat pa dyshim i mbart mbulesa, objektivi i saj i vetëm është plotësim i urdhëresës së Krijuesit”, thuhet në njoftimin e FRI-së.

Shënimi i kësaj dite, thuhet tutje në njoftim, le të jetë shkas për inicim drejt hulumtimit e leximit që sjellin efektin e përforcimit të bindjes sonë, që rezulton në demonstrim të mrekullisë së hedhjes së çdo hapi, si gjurmë e adhurimit ndaj Zotit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *