Fushata ruse për duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë

Fushata ruse për duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë
Foto: WTVR.com

Rusia ka nisur një fushatë për të diskredituar vaksinën kundër koronavirusit të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, raporton Daily Mail.

Fushata synon të përhapë frikë duke pretenduar se vaksina do t’i kthejë njerëzit në majmunë. Në mediat sociale qarkullojnë imazhe dhe video që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për popullsinë.

Një prej imazheve tregon Boris Johnson duke ecur në Downing Street,i cili duket si një majmun.

Një imazh tjetër tregon një shimpanze në një  laborator të gjigandit farmaceutik AstraZeneca – i cili po prodhon vaksinën dhe ka një shiringë në dorë.

 

Testi i pari i vaksinës së Oxfordit pritet të jetë gati para Krishtlindjeve. Ndërsa rastet dhe shtrimet në spital vazhdojnë të rriten në Britani, kryetarja e Task forcës së Vaksinave të Mbretërisë së Bashkuar Kate Bingham tha se ajo shpreson që testet do të tregojnë shenja suksesi deri në fund të vitit por paralajmëroi se nuk ka asnjë garanci, raporton abcnews.al

Të dhënat e hershme nga provat klinike sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe krijon antitrupa të cilët mbrojnë nga virusi. Shpresat për t’i dhënë fund pandemisë varen nga gjetja e një vaksine. Pa një vaksinë ose një kurë – asnjëra prej të cilave ende nuk ekziston nuk ka asnjë mënyrë për të ndaluar Covid-19.

Komentet e  Bingham vijnë pasi këshilltari kryesor shkencor i Anglisë, Patrick Vallance, sugjeroi muajin e kaluar se personat më të rrezikuar në Angli mund të vaksinohen para fundit të vitit 2020.

Fushata filloi mbi një muaj më parë pasi një vullnetar në gjyqin e Oksfordit u sëmur duke pezulluar zhvillimin e vaksinës përkohësisht. Vende të tilla si India dhe Brazili, ku Rusia po përpiqej të shiste vaksinën e saj, janë vënë në shënjestër të fushatës, tha një informator për Times.

Nuk është e qartë nëse përpjekja për propagandë  është autorizuar direkt nga Kremlini.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *