Gaqo Çako, kolonë e panteonit të muzikës shqiptare

Gaqo Çako, kolonë e panteonit të muzikës shqiptare

Gaqo Çako ka lindur më 24 janar 1935 dhe vdiq më 1 gusht 2018, ishte një këngëtar shqiptar.

Tenori Gaqo Çako, Artist i Popullit, është i rreshtuar në emrat e mëdhenj të panteonit të muzikës shqiptare, të përfaqësuar edhe nga Ramiz Kovaçi, Mentor Xhemali, etj.
Midis viteve 1957 dhe 1961 ai studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës nën drejtimin e pedagoges Anna Soloviova.

Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i përhershëm i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
Përvoja dhe karriera e tij mjaft e pasur në operat “Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, etj, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës e “Skënderbeu” i Abdulla Grimcit, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, etj, e bëjnë atë me një karrierë të shkëlqyer.

Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.

Zëri i tij është kthyer në objekt kënaqësie kudo që ai dëgjohej e shfaqej, në opera, në televizion, në radio, në salla të mëdha a të vogla koncertesh.

Përfshirja e tij në të gjitha llojet e muzikës vokale ka pasur si qëllim të vetëm t’i kënaqë dëgjuesit me pjesët që ai këndon. Edhe pse vlerën më të madhe ai e pati në interpretimet e roleve operistike, ai u popullarizua nëpërmjet këngës, veçanërisht atyre të Festivaleve të Radios.

Çako ndërroi jetë në banesën e tij në moshën 83-vjeçare. Homazhet u realizuan në Muzeun Historik Kombëtar.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *