Gjendet i vdekur shkencëtari rus, i cili punonte në zbulimin e vaksinës anticovid

Gjendet i vdekur shkencëtari rus, i cili punonte në zbulimin e vaksinës anticovid

Shkencëtari rus, Alexander ‘Sasha’ Kagansky, i cili po punonte në zbulimin e vaksinës anti-COVID, është gjetur i vdekur në Shën Petërsburg.

Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur vdekja e shkencëtarit 45-vjeçar Kagansky.

Mediat ruse kanë raportuar se ai ka rënë nga kati i 14-të, nga një dritare.
Ai u gjet i veshur me të brendshme dhe dyshohet se është qëlluar fillimisht me thikë, njofton shenja.

Biologu kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Edinburgut dhe kishte punuar në qytet për 13 vjet deri në 2017-ën.
Komiteti Ruse i Hetimeve ka hapur një hetim vrasje dhe një i dyshuar 45-vjeçar mashkull është arrestuar, sipas Moskovsky Komsomolets.

Kagansky kishte shërbyer si Drejtor i Qendrës për Mjekësi Gjenomike dhe Rigjeneruese në Universitetin Federal të Lindjes së Largët të Rusisë në Vladivostok, ku ai vazhdoi bashkëpunimin kërkimor me universitetin Skocez.

MK raportoi se akademiku kishte “zhvilluar një vaksinë kundër koronavirusit” dhe se ai vdiq “në rrethana të çuditshme”.

Raporti vazhdon duke pretenduar se policët besonin se një “përleshje” kishte ndodhur para se Kagansky të binte.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *