Gjermania ka në plan të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit më 27 dhjetor

Gjermania ka në plan të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit më 27 dhjetor

Gjermania ka në plan të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit (COVID-19) më 27 dhjetor, bëri të ditur të mërkurën Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë ka informuar ministrat e Shëndetësisë në lidhje me miratimin dhe dorëzimin e vaksinës BioNTech. Kjo do të thotë se vaksinat kundër koronavirusit të ri SARS-CoV-2 do të dalin në shtetet federale më 27 dhjetor”, tha ministria në një deklaratë.

Ai theksoi se përparësi do t’u jepet banorëve të shtëpive të pleqve.

Përdorimi i vaksinës në Gjermani kërkon miratim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

EMA do të vendosë nëse do të miratojë vaksinën COVID-19 të zhvilluar nga BioNTech me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer më 21 dhjetor.

Pfizer dhe BioNTech më 30 nëntor kanë aplikuar në EMA për të marrë një licencën për vaksinën që ata zhvilluan, të quajtur BNT162B2.

Që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 ka marrë jetën e mbi 1.64 milionë personave në mbarë botën.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” me bazë në SHBA, më shumë se 74 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën dhe gati 42 milionë të shëruar.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *