Gjermania zgjedh Ecolog për procesin e vaksinimit
- Vaksinimi si proces është sfidues për shumë shtete, por Gjermania ia beson këtë Ecolog
International – Sfidat globale, kërkojnë zgjidhje në kohë rekorde dhe me nivel profesionalizmi maksimal; por
janë sfida aspak të frikshme për gjigandin e fushës sër shërbimeve Ecolog International – Ecolog International me paketë të plotë dhe komplekse të zgjidhjeve për shtetin gjerman, që
nga testimi e deri në vaksinim - Ecolog ekspert i zgjidhjeve komplekse , rapide dhe maksimalisht profesionale vazhdon të
dëshmoj pse është i pari
Si formë e parandalimit të shpërndarjes masive të virusit Corona gjatë festave të fundvitit, shteti
gjerman aprovoi fillimin e vaksinimit të popullsisë, më i madhi vaksinim në historinë gjermane të post-
luftës.
Ecolog International përmes brandit EcoCare mbështet procesin e vaksnimit që filloi sot në Gjermani,
megjithse kjo kompani ka qenë krah shteti gjerman që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Në fillim me
testimet masive, duke vazhduar me ofrimin e mbështetjes logjistike në ndërtimin e qendrave të
vaksinimit dhe tashmë me operim të këtyre qendrave.
Vaksinimi bëhet në qendra vaksinimi dhe në formë mobile përmes ekipeve mjekësore mobile, kompania
Ecolog është pjesë e të dy formave, duke ofruar ekip mjekësor dhe administrative në qendrat e
vaksinimit, ndërsa ekipet mobile të vaksinimit janë të përbërë nga mjek, teknik medicinal, si dhe
punonjës adminsitrativ. Formën mobile të vaksinimit Ecolog e mbështet në më shumë qytetet gjermane,
paralelisht procesi mbështetet edhe në qendrat e vaksinimit me kapacitet maksimal të mundshëm.
Një nga qendrat e vaksinimit të Ecolog, të premten u vizitua nga përfaqësues të lartë shtetëror dhe nga
media të shumta, që u pritën nga kryeshefi mejksor, Dr. Thomas Liedtk.
“Pas përvojës sonë me testet masive për zbulimin e koronës në vende të shumta ndërkombëtare, ne
jemi të kënaqur që jemi në gjendje të japim një kontribut në luftimin e koronës në rajonet qendrore të
Gjermanisë me vaksinat tona. Me stafin tonë të trajnuar posaçërisht për këtë detyrë, ne do të sigurojmë
që qendrat e vaksinimit të funksionojnë mirë. Një shqetësim i veçantë i yni është kujdesi për njerëzit që
nuk janë më të lëvizshëm, për shembull në institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe infermierët, të
cilët i përkasin grupit të veçantë të rrezikut në rast sëmundjeje, dhe mbështeten nga ekipet tona të
vaksinimit mobil”- tha Liedtk para mediave të premten.
Përndryshe që nga shfaqja e pandemisë së Covid-19, kompania Ecolog International, ka zgjeruar fushën
e veprimit dhe tashmë ofron edhe shërbime shëndetësore, përmes brandit EcoCare e cila funksionin në
disa drejtime kryesore si organizimin e testime masive, krijimin dhe operimin e qendrave të vaksinimit
dhe ekipeve të lëvizshme të vaksinimit në shtete të ndryshme brenda dhe jashtë Bashkimit Europian,
përfshirë Gjermaninë, Luksemburgun, Belgjikën, Holandën, Mbretërinë e Bashkuar, etj.






