Gjimnazi “7 Marsi” vazhdon me zbatimin e formave të reja të mësimdhënies

Gjimnazi “7 Marsi” vazhdon me zbatimin e formave të reja të mësimdhënies

Gjimnazi 7 Marsi vazhdon të zbatojë forma të reja të mësimdhënies për nxënësit e këtij institucioni të mesëm informon Tetovasot .
Në vijë të kësaj, sidomos viteve të fundit , edukimi sipas drejtoreshës Miqerem Rizai ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e teknologjisë dhe përfshirjen e saj si ndihmë në programet e edukimit, duke ndërfutur metodologji të reja mësimdhënieje dhe të nxënit, në mënyrë të tillë që të plotësohen nevojat e sistemit edukues në ditët e sotshme sidomos në këtë kohë pandemie .Edhe Gjimnazi 7 Marsi nuk ka mbetur jashtë këtyre inovacioneve.

Në vijë të kësaj në kuadër të të ashtuquajturës klasa virtuale është një mjet i përdorur në arsim për të organizuar seanca mësimore që mund të ndiqen drejtpërdrejt nëpërmjet internetit.Në këtë drejtim nxënësit e 7 Marsit në orën e Fizikës ,nën drejtimin e profesoreshës Nermine Muradi kanë mundur të ndjekin për herë të parë një orë ndryshe ,me shumë rëndësi të veçantë.

Përmes demonstrimeve apo vizualizimeve e dukurive të ndryshme fizike,nxënësit e gjimnazit 7 Marsi për herë të parë në krejt Maqedoninë e Veriut u përfshinë   në mësimdhënie  përmes të ashtuquajturës syze VR ku është zhvilluar një orë në Fizikë për sistemin Diellor me klasën 1-2   ku nxënësit kanë mundur ti shohin planetet dhe kozmosin në 3D.

Klasa virtuale në Fizikë përmes profesoreshës Nermine Muradi  ka për qëlllim të promovojë punën e nxënësve të shkolles  dhe mënyrat e reja që përdoren për herë të parë në nivel shtetëror .Nxënësit kanë mundur të mësojnë mbi hapësirën e pakufishme jashtë Tokës,pra  hapësirën kozmike si dhe të fshehtat e kozmosit si dhe të shohin planetet në 3dImageFOTO GALERIImageFOTO GALERIImageFOTO GALERIImageFOTO GALERI

Image

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *