Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Ndalohet kapja e zogjve me ngjitës

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Ndalohet kapja e zogjve me ngjitës
Foto: Wikipedia

Tradita franceze e kapjes së zogjve me ngjitës është e paligjshme dhe nuk mund të miratohet nga shteti.

Kjo është deklaruar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë në një vendim që është i mirëpritur nga organizatat për të drejtat e kafshëve, njofton Hbl, transmeton RTKLive.

Franca është i vetmi vend në BE që ka lejuar zogjtë në disa pjesë të vendit të kapen duke ngjyrosur zam në degë ose shkopinj, pavarësisht nga fakti që, me disa përjashtime, është ndaluar në vendet e BE që nga viti 1979.

Grupi francez për mbrojtjen e zogjve- LPO, mitëpret dhe i quan kurthet me ngjitës një traditë e vjetër “mizore dhe e neveritshme”, që duhet të ndalohet plotësisht në Francë.

Në gusht të vitit të kaluar, presidenti Emmanuel Macron urdhëroi gjuetarët të ndalonin përdorimin e kurtheve deri në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *