Gjyshi i Almirit të vogël: Kjo drejtësi e kalbur po mi burgos djemtë

Gjyshi i Almirit të vogël: Kjo drejtësi e kalbur po mi burgos djemtë

Në protestën në Kumanovë me moton “Drejtësi për Almirin” protestuesit thanë se gjykata në vend që të dënoj me burg kriminelin Boban Iliq, ka dënuar me burg babain, xhaxhain dhe kushëririn e Almir Aliut.

“Sedat Aliu është dënuar me 6 muaj, ndërsa xhaxhai dhe kushëriri me nëntë muaj me burg. Kjo gjykatë jo vetëm që nuk ndanë drejtësi por po dënon sikurse gjykata e Milloshoveqit.
Vendimi për burgosjen e viktimave, familjarëve është i padrejtë, është etnocentrik dhe antishqiptarë. Ne këtu jemi që të kërkojmë të rishqyrtoj këtë vendim dhe të mos tallet me drejtësinë, ngase revolta nga padrejtësia mund të jetë me shpërthim të paparashikueshëm. Ne kërkojmë që mos të sillet me shpërfillje për zërin e popullit”, than organizatorët e protestës, raporton SHENJA.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *