Golat E Pandev Dhe Bardhit Gjatë 45 Minutave Të Para Ndaj Letonisë (VIDEO)

Golat E Pandev Dhe Bardhit Gjatë 45 Minutave Të Para Ndaj Letonisë (VIDEO)

Maqedonia e Veriut ka zhvilluar një pjesë të parë të shkëlqyeshme përballë Letonisë, duke e mbyllur atë në favorin e saj me rezultatin 0:2, edhe pse ky rezultat mund të ishte edhe më i thellë në rast se Pandev, Triçkovski, Alioski dhe Elmaz do të tregoheshin më të ngadhtë para portës kundërshtare, shkruan “infOSport.mk”.

Të dy golat të besuarit e trajnerit Igor Angellovski i shënuan në një interval kohor prej vetëm 3 minutash. Super asist nga ana e Enis Bardhit për Elmazin nga e majta, ndërsa ky i fundit edhe më mirë gjeti në zonë kapitenin Goran Pandev që shënoi një gol të bukur për epërsinë e Maqedonisë së Veriut.

Nuk vonoi shumë dhe sërish nga ana e majtë Maqedonia sulmoi, ndërsa kësaj rradhe në shprehje erdhi Enis Bardhi, i cili topin e devijuar nga mbrojtësit vendas e dërgoi sërish në portën e Vanins, i cili në minutën e 43-të ndali një super aksion të Bardhit dhe Pandev, me këtë të fundit që nuk arriti ta mposhtë atë edhe për herë të tretë në këtë pjesë të parë.

Megjithatë nëse Maqedonia e Veriut vazhdon me këtë ritëm nuk duhet ndoshta pritur edhe shumë kohë në pjesën e dytë, ku “verdhekuqtë” pritet sërish të sulmojnë dhe të sigurojnë fitoren e dytë në këtë cikël eliminatorë në kuadër të grupit “G”.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *