Golden Globe Awards 2021: “Nomadland” dhe “Borat II” janë fituesit e çmimeve kryesore

Golden Globe Awards 2021: “Nomadland” dhe “Borat II” janë fituesit e çmimeve kryesore
Foto: Amazon.com

Filmat “Nomadland” dhe “Borat II”, janë fituesit e çmimeve kryesore të ceremonisë prestigjioze Golden Globe Awards 2021, që u mbajt në New York. Nomadland u shpërblye në kategoritë: “ drama dhe regjia më e mirë”, e Borat për “komedinë dhe aktorin më të mirë”, që i takoi Sasha Baron Koen. Nikoqire të ceremonisë ishin Tina Fey  dhe Amy Poehler. Ato u paraqitën nga destinacione të ndara, Fey nga New Yorku e Poehler nga Los Angelosi.

Ngjarja u organizua në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë. Fiteuesit u paraqitën online, megjithatë një numër shumë i vogël i tyre ishin të pranishëm edhe në vendngjarje. Sa i përket fituesve të kategorive të tjera, “Schitt’s Creek” u shpërblye në kategorinë për komedinë më të mirë televizive. Rosamund Pike u shpërblye me çmimin për aktoren më të mirë në mjuzikël apo komedi, për “I Care a Lot”. Shërbimet online ishin ato që dominuan këtë ngjarje. Netflix kryesoi për 42 çmime Golden Globes dhe u shpërblye me çmimet kryesore. “The Crown,” u shpërblye në kategorinë për dramën më të mirë televizive, në këtë radhë bashkë me aktorët Josh O’Connor, i cili paraqitet me rolin e Princit Çarlls, Ema Corrin të princeshës Dajana dhe Gillian Anderson të Margaret Thatcher.

Aktorja Gal Gadot prezantoi filmin fitues në gjuhë të huaj. Ai është Minari. Aktori Daniel Kaluuya mori çmimin në kategorinë për aktorin më të përkrahur, për filmin Judas and the Black Messiah. Aktorja 83 vjeçare, Jane Fonda u shpërblye me çmimin për sukseset në karrierë DeMille. Aktorja Xhejmi Lli Kertis prezantoi fituesen e radhës. Jodie Foster u shpërblye me çmimin “aktorja më e mirë në rolin dytësor’ për The Mauritanian.

Aktori tashmë i ndjerë Chadwick Boseman u shpërblye për rolin në filmin “Ma Rainey’s Black Bottom”. Çmimin në ermin tij e pranoi vejusha e Bosmen, Taylor Simone Ledward. Vlerësimet për çmimet Golden Globes i bëri Asociacioni i shtypit të huaj Hollivudian. Janë 87 anëtarë, të cilët hodhën votat për çmimet. Kjo ngjarje për herë të parë ishte organizuar në vitin 1944./21Media/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *