Gostivar: 287 infermiere dhe 18 mjek në kërkim pune

Gostivar: 287 infermiere dhe 18 mjek në kërkim pune
Foto: Tv Globi

Në kohë pandemie kur institucionet shëndetësore ballafaqohen me mungesë të personelit, në qytetin e Gostivarit 287 infermiere dhe 18 mjek kërkojnë punë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit deri ditën e sotme, nga mjekët, 17 janë të përgjithshëm, ndërsa njëri specialist i mjekësisë së përgjithshme. Situata me infermierët është më alarmante dhe papunësia te ata zgjat më shumë sesa për mjekët. 159 janë motra të përgjithshme të regjistruar si të papuna në Agjenci, 120 janë me titullin teknik mjekësor, katër motra akusherike, dy teknik specialist dhe dy mami.

Hisan Amzai, përgjegjës i Agjencionit për punësim në Gostivar sqaron se nga Shtëpia e Shëndetit, kohëve të fundit ka pasur kërkesë nga ata pët t’iu siguruar të dhëna për personel shëndetësor.

Nga Spitali i Gostivarit, bëjnë të ditur se me shtimin e numrit të të infektuarve, e kanë rritur personelin shëndetësor, duke kthyer nga spcializimi të gjithë mjekët nga Gostivari dhe angazhimin e tyre në repartin infektiv, aty ku trajtohen të sëmurit me koronavirus. Ndërkohë, gjatë këtij viti, sidomos me fillimin e pandemisë, numri i të papunëve në Gostivar u rrit ndjeshëm. Aktualisht të papunë evidentohen 10.880 persona.

Nga Agjencioni për Punësim thonë se deri te rritja e numrit të të papunëve, ka ardhur si pasojë e ndarjes së kartelave pagesorte dhe vauçerëve nga ana e shtetit. Gjatë kohës së pandemisë, sipas evidencave të këtij institucioni vetëm 80 qytetarë e kanë humbur vendin e tyre të punës. Më në numër janë ata që kanë punuar në gastronomi./TV Globi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *