Greqia sot vendos orën policore për shkak të situatës me pandeminë

Greqia sot vendos orën policore për shkak të situatës me pandeminë

Rritja e numrit të rasteve të reja me Kovid-19, një numër i madh i pacientëve janë kyçur në aparate dhe presioni që krijohet mbi sistemin shëndetësor, prej sot sjellin masa më të rrepta në Greqi, përveç karantinës që filloi të shtunën e kaluar, vendoset ehe orë policore prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ndalesa për lëvizje të qytetarëve vlen për të gjithë, përveç nëse bëhet fjalë për detyrime të punës, për arsye urgjente shëndetësore apo për shëtitjen e manarëve, ndërsa për secilën nga këto arsye nevojitet vërtetim përkatës (për punë) apo mesazh sms.

Nga dita në ditë në Greqi rritet numri i rasteve të reja, personave të vdekur, por edhe të pacientëve të kyçur në aparate.

Dje janë regjistruar 3.316 raste të reja, kanë vdekur 50 persona, ndërsa në aparate janë 310 pacientë, që është një rekord i ri në nivel ditor, në krahasim me të infektuarit e rinj, që për herë të parë janë mbi 3.000 ashtu edhe në krahasim me rastet e vdekjeve.

Nga e shtuna e kaluar, Greqia është në karantinë të plotë, të dytë, që do të zgjasë deri më 30 nëntor, ndërsa për qytetarët lejohet lëvizja vetëm me mesazh të dërguar paraprakisht.

Këtyre masave sot u shtohet edhe ora policore prej orës 21 deri në 5 të mëngjesit.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *