Gruaja 75 vjeçe diplomohet në një ditë me mbesën e saj

Gruaja 75 vjeçe diplomohet në një ditë me mbesën e saj

Kurrë nuk është vonë për t’u diplomuar.

Një 74 vjeçare, e quajtur Pat Ormond e ka vërtetuar më së miri këtë shprehje. Ajo është diplomuar në Bachelor për antropologji rreth 43 vite që nga hera e parë që ishte regjistruar në shkollë, më 1978.

Gjithashtu familja Ormond gëzonte edhe për një tjetër diplomim, atë të mbesës së 74 vjeçares, Melody, 22 vjeç. Ajo u diplomua në  Universitetin e Tennesse në Chattangooga.

Gjithmonë e kam ditur që do të diplomohem, por kurrë nuk e kisha menduar se do të diplomohesha së bashku me gjyshën”, ka thënë Melody.

Pat, e cila mbush 75 vjeç muajin tjetër, mori mësimet e para në Kennesaw State University në Atalanta. Ajo pas një semestri lëvizi për në Chattanooga të Tennesse. Pat iu përkushtua familjes dhe nuk pati më mundësinë të vijonte me leskionet, shkruan oranews.

Ka qenë pikërisht familja e saj, ajo që ka këmbëngulur që e moshuara të finalizojë ëndrrën e saj.

Pat dhe Melody kanë marrë së bashku mësimet online përgjatë pandemisë.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *