Grumbulloi 40 mln dollarë për mjekët në Britani, ndërron jetë heroi 100 vjeçar

Grumbulloi 40 mln dollarë për mjekët në Britani, ndërron jetë heroi 100 vjeçar
Foto: ABC News

Të gjithë e njihnin si ‘Kapiteni Tom’, jo sepse në prill të vitit të shkuar mbushi 100 vjeç, por sepse me shembullin e tij inspiroi një Angli të tërë.

Ka humbur jetën ditën e djeshme simboli britanik i luftës ndaj Covid, Sir Thomas Moore. Ai u shtrua të dielën ë spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Familjarët konfirmuan se i moshuari ishte diagnostifikuar me Covid.

Pavarësisht lajmit të trishtë, ky burrë që mori pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe në moshën 100 vjeçare, vendosi që gjatë kohës së pandemisë të dalë në kopshtin e tij çdo ditë, për të përshkruar 100 hapa për 100 herë me rradhë. Shpresa e tij ishte të jepte një shembull guximi dhe të mblidhte për bamirësi rreth 1 mijë sterlina.

Por akti i tij solli një valë reagimesh në të gjithë vendin. Iniciativa e tij u mbështet nga miliona njerëz duke arritur të grumbullojë një shumë prej 33 milionë sterlinash në ndihmë të mjekëve që luftojnë Covid. Kapiteni Tom u bë një hero për popullin e tij dhe një shembull për t’u ndjekur.

Thomas More kishte një karrierë impresionuese ushtarake, pasi ka luftuar në Birmani e deri në Japoni. Por kohët e fundit emri i tij u shndërruar në një simbol për të gjithë popullin britanik. Për aktin e tij njerëzor dhe për bëri, mbretëresha e Anglisë i dha titullin kalorsiak në korrik të vitit që lamë pas, duke e cilësuar si një fanar të shpresës./ShqiptarëtpërShqiptarët/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *