Grusht shteti në Mianmar, arrestohet liderja Aung San Suu Kyi

Grusht shteti në Mianmar, arrestohet liderja Aung San Suu Kyi
Foto: CNN

Ushtria e Mianmar ka marrë në dorë pushtetin duke arrestuar lideren e partisë udhëheqëse. Drejtuesja e qeverisë e zgjedhur në mënyrë demokratike Aung San Suu Kyi, u arrestua së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) në një bastisje në mëngjes.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjeneralët bënë lëvizjen e tyre disa orë para se parlamenti të pritej për t’u ulur për herë të parë që nga fitorja e jashtëzakonshme e NLD-së në zgjedhjet e 8 nëntorit, të shikuara si një referendum mbi qeverinë e re demokratike të Suu Kyi.

Linjat telefonike në kryeqytetin Naypyitav dhe qendra kryesore tregtare e Yangon nuk ishin të arritshme. Njerëzit nxituan në tregjet në Yangon për t’u furnizuar me ushqim dhe mjete, ndërsa të tjerët u rreshtuan në banka për të tërhequr para.

Ushtarët morën pozicione në bashkinë e qytetit në Yangon dhe të dhënat e internetit celular dhe shërbimet e telefonit në fortesën e NLD pësuan për pak kohë kolaps, thanë banorët. Lidhja e internetit gjithashtu kishte rënë në mënyrë dramatike, tha shërbimi i monitorimit NetBlocks. Suu Kyi, presidente e Mianmarit dhe udhëheqës të tjerë të NLD ishin “marrë” në orët e para të mëngjesit, ka thënë zëdhënësi i NLD Myo Nyunt.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *