Guardiola vlerëson paraqitjen e Muriqit: Na dha siguri të madhe

Guardiola vlerëson paraqitjen e Muriqit: Na dha siguri të madhe

Arijanet Muriqi ka zhvilluar një tjetër 90 minutësh me fanellën e Manchester Cityt.

Portieri i talentuar shqiptar është paraqitur në ndeshjen e tij të dytë në kuadër të Kupës së Anglisë.

City triumfoi me lehtësi me rezultat 2-0 ndaj Fulhamit, ku Muriqi mbajti portën e paprekur.

E për fitoren e arritur ka folur edhe trajneri spanjoll Pep Guardiola.

“Të gjithë ishin të mirë në këtë takim. Brahim Diaz bëri dy gola dhe kjo më kënaq”, tha ish-tekniku i Barcelonës e Bayernit.

Arijanet Muriqi gjatë ndeshjes me Fulhamin. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Tutje kataluansi është ndalur shkurtimisht edhe tek portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi.

“Mysafirët nuk patën shumë raste, megjithatë Aro na dha shumë siguri dhe ishte i mirë”, deklaroi Guardiola.

Ndeshja ndaj Fulhamit ishte e dyta me ekipin e parë të Cityt për Muriqin pasi më parë kishte luajtur edhe ndaj Oxfordit po në kupën angleze gjatë gjithë takimit.

19-vjeçari është shqiptar nga Mali i Zi dhe ka pranuar të vesh fanellën e Kosovës.

Muriqi më parë kishte luajtur për grupmoshat e Malit të Zi. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *