I hani shpesh, pa e ditur se çfarë përfitimesh të mëdha shëndetësore kanë qershitë

I hani shpesh, pa e ditur se çfarë përfitimesh të mëdha shëndetësore kanë qershitë

I hani shpesh, pa e ditur se çfarë përfitimesh të mëdha shëndetësore kanë qershitë

19:08 | 22 Maj 2019Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim.

Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Qershia përmban vitaminë C, A dhe kalium. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ato ndihmojnë shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte anti-inflamatore, transmeton Gazeta Express.

Është një frut shumë i mirë për ata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë veti antioksidante dhe luftojnë radikalet e lira. Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme.

Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës. Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë.

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike. Ato piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

/fax.al

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *