Historia e njeriut që u ka shpëtuar jetën mbi 300 personave

Historia e njeriut që u ka shpëtuar jetën mbi 300 personave
Foto: InspireMore.com

Nuk e paguan njeri për ta kryer këtë punë, por e bën prej mëse 13 vitesh. Të gjithë e njohin si ‘Ëngjëlli i Nanjing’, një qytet i Kinës me mbi 8 milionë banorë. E pikërisht në këtë qytet të stërmadh, ka një urë që njihet në të gjithë botën si ura ku kanë ndodhur më shumë vetëvrasje kudo në glob.

Ky burrë çdo fundjavë që nga viti 2003, shkon në këtë urë. Nga ora 7 e mëngjesit derisa të perëndojë dielli, qëndron dhe patrullon të gjithë gjatësinë e urës, e lartë plot 70 metra, ndërsa poshtë këmbëve të saj ndodhet lumi Yangtze.

Chen Si quhet dhe ka arritur të shpëtojë më shumë se 300 jetë, të cilët kanë ardhur në këtë urë të stërmadhe, për t’i dhënë fund vetes.

Po përse e bën këtë punë ky njeri? Sepse dikur, ai ishte vetë njëri prej atyre që kishte dashur t’i jepte fund vetes. Një burrë e ndihmoi dhe arriti t’i mbushë mendjen që të mos hidhej. Që nga ajo kohë, Chen Si është personi që po bën të njëjtin gjest dhe ka shpresuar gjithmonë që të ketë të tjerë që do ndjekin të njëjtin shembull.

“I kuptoj këta njerëz. E di që ata janë lodhur duke jetuar këtu. Kanë patur vështirësi. Nuk kanë patur asnjë njeri që t’i ketë ndihmuar. Ata e kanë mbajtur barrën të vetëm.

Ka një shprehje në Kinë që thotë se “Prosperiteti i një kombi, është përgjegjësia e çdokujt”.Si mundet që ne ta anashkalojmë këtë përgjegjësi?!”

Ky njeri ka dhënë intervista në vite të shkuara, ku ka treguar se ajo që e përndjek netëve, është kur nuk arrin të shpëtojë dot njerëzit. Për median ai thoshte se ishte pikëlluese të kishe pranë një njeri të sëmurë rëndë (me kancer në gradë terminale) dhe të mundoheshe ta bindje që të mos i jepte fund jetës nga ajo urë. Për Chen Si është transmetuar dhe një film në vitin 2016./Shqiptarëtpërshqiptarët/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *