Holanda zgjat shtetrrethimin deri më 15 mars

Holanda zgjat shtetrrethimin deri më 15 mars
Foto: Ilustrim

Qeveria holandeze njoftoi dje në mbrëmje një zgjatje deri më 15 mars të shtetrrethimit aktual në vend, një masë që synon luftimin e përhapjes së COVID-19.

“Qeveria do të njoftojë më 8 mars nëse ora e ndalimit do të zgjatet sërish përtej mëngjesit të 15 marsit, që korrespondon me ditën e parë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare”, tha kryeministri Mark Rutte në një konferencë shtypi, raporton Afp, përcjell albinfo.ch.

Në fuqi nga ora 21:00 deri në 04:30, shtetrrethimi, i pari në Holandë që nga Lufta e Dytë Botërore, u zgjat për herë të parë deri më 2 mars.

“Tani për tani, ne jemi akoma në një fazë tepër të vështirë”, shtoi Rutte, duke shtuar se një valë e tretë, sipas ekspertëve, është e pashmangshme.

Sidoqoftë, qeveria ka njoftuar një lehtësim të vogël të masave të caktuara në vend, përfshirë rihapjen e parukerive.

Mbyllja e bareve, kafeneve dhe restoranteve mbetet në fuqi.

Të ashtuquajturat dyqane jothelbësore, gjithashtu të mbyllura, tani do të mund të hapen me një numër të kufizuar klientësh.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *