Policia holandeze përdori ujë me presion si dhe qentë për të prishur një demonstratë në Hagë ( të dielën), ku mijera njerëz kishin dalë për të kundërshtuar masat e reja kufizuese për të parandaluar pandeminë. Policia reagoi, ndërsa protestuesit nuk zbatuan rregullat e distancimit shoqëror dhe injoruan paralajmërimet e policisë për t’u shpërndarë.
Ndërkohë, këtë të hënë në në të gjithë Holandën u hapën qeendrat e votimit për zgjedhjet e përgjithshme. Qytetarët do të votojnë për tre ditë, një mënyrë kjo që sipas autoriteteve, iu jep mundësi të votojnë të sigurt në këtë kohë të pandemisë.
Menaxhimi i pandemisë ka qenë një temë mbizotëruese e fushatës. Më shumë se 16 mijë njerëz konfirmohet se kanë vdekur nga COVID-19 në Hollandë. /VOA/