Huawei tregon se kur do të debutojë telefoni me ekran që paloset!

Huawei tregon se kur do të debutojë telefoni me ekran që paloset!

Telefoni i shumëpritur i Huawei, Mate X, më në fund do të dalë në shitje muajin e ardhshëm.

Mate X është një telefon me procesor Kirin 980 dhe modem 5G Balong 5000. Telefoni ka një baterive masive prej 4,500 mAh dhe mund të karikohet në 85% në gjysmë ore përmes karikimit 55W.

Kur është i hapur ekrani ka një madhësi diagonale 8-inç dhe i mbyllur 6.6-inç në ekranin ballor dhe 6.38-inç në ekranin e pasmë.

Ndryshe nga Galaxy Fold që hapet si një libër, ekrani i Mate X paloset nga jashtë. Si rezultat është një telefon më konvencional sesa Galaxy Fold por ekrani i mbuluar me shtresë plastike do të vërë në dyshim jetëgjatësinë e tij.

Telefoni shitet nga 15 Nëntori për 2,400 dollarë për modelin 8GB RAM dhe 512GB memorie. Aktualisht telefoni shitet vetëm në Kinë ndërsa një lançim global po rishikohet.

Huawei tha se ka shitur 200 milionë smartfonë nga fillimi i vitit deri në këtë moment duke arritur objektivin 64 ditë përpara sesa e kishte bërë vitin e kaluar.

 

/PCWorld Albanian/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *